Luis Suarez ua ka mbyllur gojën të gjithë kritikëve me paraqitjet e tij fenomenale dhe falë me fanellën e Atletico Madridit.
Ai po e drejton skuadrën e Diego Simeones drejt titullit të 11-të në historinë e klubit.
“El Pistolero” në verë u largua si i padëshiruar nga Barcelona, pasi drejtuesit e klubit e lanë të lirë me idenë se cikli i tij te blaugranat kishte përfunduar pasi mosha nuk premtonte për të luajtur akoma në nivelet më të larta.
“Vitin e shkuar kam marrë shumë kritika dhe thoshin për mua se nuk isha në gjendje të garoja për kompeticione të rëndësishme, ose se te Barcelona nuk mund të tregoja një nivel të lartë”.
“Dhe kjo krijoi një sfidë për mua në nivelin individual që më bëri të tregoj nivelin tim të vërtetë te Atletico Madrid, u tregova të gjithëve që nuk jam i mbaruar siç mendonin disa”, ka thënë Suarez.
Në këtë sezon Luis Suarez ka realizuar 19 gola në La Liga, kur kanë mbetur edhe dy ndeshje.