Luis Suarez ishte njeriu fatal i Uruguajt në çerekfinalen e luajtur mbrëmjen e djeshme, ndaj Perusë.
Sulmuesi i Barcelonës ishte i vetmi që gaboi në “ruletën” e penalltive dhe kjo gjë i kushtoi kualifikimin kombëtares së tij.
Pas përfundimit të 11-metrëshave, Suarez nuk ka duruar dot dhe ka shpërthyer në lot. Shokët e skuadrës kanë shkuar ta ngushëllojnë atë, por ai nuk ka ndalur dot. Zhgënijmi i tij ka qenë shumë i madh, pasi tek ai tifozët besojnë shumë.
Ndërkaq në rrjetet sociale, ishte dhe Nejmar ai që ka ngullëshuar ish-shokun e skuadrës te Barcelona. “Ngrihu, je i madh vëlla. Të dua… shok!”- kanë qenë fjalët e brazilianit.