Një prej institucioneve të larta të arsimit ka shkruar 10 mijë letra për nxënësit, për t’u treguar se nuk do të mbahet mësim gjatë ditëve kur përfaqësuesja e Uruguait do të luajë në Rusi.
Shumë prej shkollave në këtë vend të vogël latino-amerikan me popullsi prej 3 milionë banorëve kanë zbatuar vendimin – Kur të luajë përfaqësuesja – të gjithë do ta shikojnë.
“Nuk do të anulojmë mësimin vetëm në ditën e finales… sepse është e diele”, ka bërë shaka kreu i ministrisë së arsimit në këtë shtet.
Ideja se do të mund të shkojnë deri në finale nuk është edhe aq joreale dhe krejt shpresa varet në krahët e një njeriu – Luis Suarezit.
Ai ishte i zënë duke bërë selfie me familjen kur përfaqësuesja po bëhej gati për fluturimin nga Montevideo në Nzhny javën e kaluar. 88 pjesëtarë të përfaqësueses janë në bordin e aeroplanit. Askush nuk dëshiron të kthehet herët në shtëpi, sidomos Suarezi që katër vjet më parë, erdhi një javë më herët sesa bashkëlojtarët e tij.
Ky mund të jetë Botërori i tij i fundit dhe është rast i mirë që të largohet nga kombëtarja nga dera kryesore, me kokë lart, jo të dalë nga dera e pasme. Ai mbetet lider, ashtu siç ishte në Botërorin e fundit – edhe pse i kushtoi sjellja.
Shfaqi anën emocionale javën e kaluar kur mbeti pa fjalë në një intervistë kur u pyet se përse ishte lënë jashtë përfaqësueses Nicolas Lodeiro.
U ndal së qari për t’iu përgjigjur pyetjes. “Më dhemb shumë për shkak të lidhjes që kemi”, thoshte ai.
“Mund të thoni se jam djalë i ngurtë. Qaj lehtë. Nuk turpërohem, e pranoj, qaj shumë”, thotë Suarez.
Kurrë nuk e ka harruar se si në vitin 2006 luajti me pesë kocka të thyera ndaj Ganës ndërsa katër vjet më vonë u dërgua në shtëpi dhe u dënua me katër muaj mos lojë pasi e kafshoi Giorgio Chiellinin.