Zyrtarët nga Ministria e Shëndetësisë në një rajon siberian kanë deklaruar të premten se një raport ka gjetur substancë kimike të një natyre industriale në flokët si dhe në duart e Aleksei Navalny, kritiku i Kremlinit i cili dyshohet të jetë helmuar.
Sipas medieve të huaja, mjeku kryesor në spitalin ku po trajtohej Navalny, Alexander Murakhovsky, tha se ishin gjetur gjurmë të substancave kimike industriale në rrobat dhe në gishtat e 44 vjeçarit.
Navalny dyshohet se u helmua të enjten kur i njëjti kishte konsumuar çaj gjatë ditës, ndërsa thuhet se gjendja e tij shëndetësore vazhdon të mbetet kritike.
Raportohet se 44 vjeçari ishte një kritik i shquar i presidentit rus, Vladimir Putin. Ai bëri emër duke ekspozuar korrupsionin zyrtar dhe ka vuajtur dënime të shumta me burg.
Dyshohet se një substancë helmuese u fut në çajin që ishte duke e pirë Navalny, në një kafene në aeroportin e qytetit të Tomskit ndërsa përgatitej të fluturonte për në Moskë.
Mjekët deklaruan se gjatë mbrëmjes gjendja e tij ishte përmirësuar paksa por ai mbetet ende në rrezik, sakaq i njëjti nuk duhet të lëvizë nga spitali.