Substanca që i jep aromën kanellës ndikon në uljen e peshës

Prishtinë | 19 Dhj 2022 | 20:39 | Nga Ekonomia Online


Një grup studiuesish të qendrës kërkimore “Nestle” në Lozanë të Zvicrës dhe profesorë të Universitetit të Tokios kanë arritur në përfundimin se aldehidi dinamik (substanca kryesore që i jep aromën kanellës) mund të ndikojë në oksidimin e yndyrës.

Sipas ekspertëve, ky procesi i quajtur termogjenezë, konsiston në prodhimin e nxehtësisë trupore, sidomos në indin dhjamor dhe muskulor, duke favorizuar oksidimin e yndyrës dhe për pasojë uljen e peshës.

Dobitë e kanellës janë të ngjashme me ato të specit djegës.

“Kapsaicina, përveçse jep shijen tipike pikante, ka edhe një funksion antiuretik”.

“Ky princip aktiv rrit nxehtësinë trupore dhe konsumin e oksigjenit deri në 20 minuta pas ushqyerjes”, thonë ata.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme