Subvencionimi me katër milionë euro, Kërleshi: Hap që zgjidh problemin në Trepçë

Prishtinë | 14 Gus 2024 | 17:38 | Nga Ekonomia Online

Kryetar i Sindikatës së Pavarur të Minatorëve të ‘Trepçës’, Destan Kërleshi  në “InfoPlus”, ka folur për anulimin e protestës së minatorëve të ‘Trepçës’, si dhe për subvencionimin nga ana e qeverisë me 4 milionë euro për paga. Sipas tij, vendimin e qeverisë e kanë mirëpritur minatorët.

Kërleshi ka deklaruar se vendimi i qeverisë është një hap shumë i madh drejt zgjidhjes së problemeve në ‘Trepçë’.

“Qëllimi i protestës ka qenë mosrealizimi i pagave për muajt qershor, korrik”, ka thënë Kërleshi, derisa shtoi se në vazhdimësi ka pasur probleme, qoftë në përmirësimin e kushteve të punës, qoftë me sigurimin e pagave.

Kërleshi ka sqaruar se gjysma e shumës së ofruar nga qeveria shkon në plotësimin e pagave, duke shtuar se me prodhimin e siguruar nga puna e minatorëve do të sigurohen të ardhurat e minatorëve.

Të ngjashme