Subvencionohen bujqit në Fushë-Kosovë

Prishtinë | 23 Qer 2020 | 13:47 | Nga Ekonomia Online

Fushë-Kosova ka ndihmuar bujqit e kësaj komunë me 167 multikultivatorë dhe 30 makina mjelëse me qëllim të zhvillimit të bujqësisë.

“Në kuadër të subvencionimit në bujqësi, Komuna e Fushë-Kosovës, ka shpërndarë 167 motokultivatorë dhe 30 makina mjelëse për fermerët, përkatësisht bujqit e Komunës së Fushë-Kosovës”, thuhet në njoftimin e Komunës.

Ky subvencionim bëhet me qëllim të ndihmës në zhvillimin e bujqësisë në këtë komunë.

“Me këtë subvencionim bujqve të komunës do t’iu lehtësohen aktivitetet e përditshme në bujqësi dhe ky edhe është qëllimi ynë, që t’ju krijojmë kushte sa më të mira për punë. Të gjithë ata që punojnë dhe e arsyetojnë punën e tyre, për neve si qeveri komunale, është obligim që ti përkrahim dhe kjo është zhvillim dhe krijim i të mirave materiale për veten e tyre dhe për vendin”, theksohet në njoftim.

Të ngjashme