Suedezët sjellin përvojat për baballarët kosovarë

Prishtinë | 27 Maj 2019 | 16:01 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ambasada e Suedisë në Prishtinë, në bashkëpunim me disa organizata, ka organizuar sallonin e diskutimit “Leja prindërore për barazi gjinore: Baballarët kosovarë dhe suedezë”, raporton EkonomiaOnline.

Martin Schyllert, baba suedez ka treguar mbi të qenurit baba i dy fëmijëve dhe rritja e tyre në Suedi dhe në Kosovë.

Ai ka thënë se leja prindërore tashmë në Suedi është një normë shoqërore, por në Kosovë, sipas tij duhet kohë që kjo të bëhet.

“Jam baba i dy fëmijëve, një vajzë dhe një djalë. Kemi ardhur para dy vitesh këtu dhe Kosova është një vend i qetë. Kur u thash punëdhënësve të mi se gruaja ime është shtatzënë ata u gëzuan, pastaj vendosëm kur mund të merrja pushim për disa muaj. Arritëm të negociojmë në gjatësinë e kësaj leje prindërore. Leja prindërore është diçka, një normë shoqërore në Suedi”.

“Ndryshimi nuk ndodh brenda natës, Suedia konsiderohet nder vendet që e ka drejtuar këtë çështje dhe e ka çuar shumë më përpara. Në të 50-tat Suedia ka qenë në një periudhë ku kanë qenë shumë të hapur sidomos në politika shtetërore që ka ndihmuar shumë dhe e kanë drejtuar këto çështje. Për prindërit e mi, ata kanë bërë më të mirë e tyre, i kanë ndarë detyrat më së miri por duhet të kuptohet që merr kohë që një ndryshim i tillë të ndodhë, pritni 15 vite”.

Ai shton se përgjegjësia për fëmijët nuk duhet të bie mbi nënën, por të ndahet bashkërisht mes dy prindërve.

“Nuk duhet të ketë ndarje të punëve dhe nuk mund të ketë zëvendësim, por merr kohë që një koncept i tillë të ndryshohet. Nuk mund të jetë që vetëm nëna të jetë përgjegjëse për fëmijët. Në familje duhet të ketë diskutim ku dy partnerët të bënin punë të njëjta”.

Linda Abazi – Morina nga Instituti Demokraci për Zhvillim tha se perspektiva rreth lejes prindërore është duke ndryshuar krahasuar me atë të viteve 50 në Kosovë.

“30.6 për qind e burrave do merrnin pushimin nëse do u paguhej 70 për qind e pagës bazë. 7.6 për qind do merrnin pushim prindëror deri në 9 muaj. Perspektiva për lejen prindërore është duke ndryshuar në krahasim me atë që ka qenë para 40 apo 50 vitesh por po pajtohemi se ka nevojë për përmirësim”.

“Me kombinim me politika të ndryshme që mundësojnë marrjen e lejes prindërore besoj që në një periudhë të afërt do të mund të ndryshojnë gjërat pozitivisht”.

Të ngjashme