Policia e Suedisë thotë se dy vetë janë lënduar sot afër një stacioni të metros në kryeqytetin Stokholm, nga një pajisje eksploduese e paidentifikuar, e cila ka shpërthyer në momentin kur dikush qartas e kishte marrë në dorë për të parë se çka ishte ajo.
Agjencia suedeze e lajmeve TT, duke u mbështetur në polici, ka raportuar se janë lënduar një mashkull 60 vjeçar dhe një femër 45 vjeçare. I plagosuri mashkull thuhet se është në gjendje më të vështirë shëndetësore.
Autoritetet thanë se nuk konsiderojnë se ky shpërthim ishte i ndërlidhur me ndonjë sulm terrorist.