Suedia, asnjë viktimë prej një jave

Prishtinë | 01 Sht 2020 | 11:28 | Nga Ekonomia Online

Prej një jave Suedia nuk ka raportuar asnjë viktimë nga koronavirusi, tregojnë të dhënat e Agjencisë së Shëndetit Publik të vendit nordik. Sipas të dhënave të Agjencisë Suedeze të Shëndetit Publik, të përditësuara për herë të fundit të hënën, rasti i fundit me fatalitet u regjistrua në 23 gusht.

Në 24 orët e fundit, në Suedi u regjistruan 43 raste të reja me COVID-19, ndërsa numri i viktimave që nga fillimi i pandemisë është 5808.Suedia është një nga shtetet që u veçua për mënyrën e qasjes ndaj pandemisë, pasi vendosi shumë pak kufizime për jetën e përditshme të qytetarëve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme