Suedia e ka përfunduar si lidere fazën e grupeve në Kampionatin Botëror.
Kombëtarja e Suedisë ka arritur që të kualifikohet si lider i grupit F, pasi në ndeshjen e fundit e mposhti Meksikën.
Në ndeshjen e luajtur në “Ekaterinburg Arena”, kombëtarja suedeze shkatërroi Meksikën, duke e mposhtur me rezultatin e thellë 3:0.
Golat për Suedinë i shënuan Ludwig Augustinsson (50′), Andreas Granqvist (62′) nga penalltia, dhe Edson Alvarez (74′) nga penalltia.
Pas tri ndeshjeve, Suedia regjistron dy fitore (ndaj Koresë së Jugut dhe Meksikës) dhe një humbje (ndaj Gjermanisë), duke përfunduar si lider në grupin F me 6 pikë.
Nga pozita e dytë përkundër kësaj humbje është kualifikuar Meksika me 6 pikë, kurse Gjermania eliminohet nga Botërori pas humbjes nga Koreja e Jugut.