Kombëtarja e Suedisë ka regjistruar fitoren e dytë radhazi në Kupën e Botës, që po mbahet në Australi dhe Zelandën e Re.
Të përzgjedhurat e Peter Gerhardsson shënuan fitore të thellë 5:0 sot ndaj Italisë.
Ndeshja i takoi xhiros së dytë në Grupin G, me suedezet që tashmë veç e kanë siguruar kalimin e grupit.
Kapitenia e Suedisë, Kosovare Asllani, edhe në këtë ndeshje ishte titullare. Ajo luajti për 64 minuta.
𝗙𝗨𝗟𝗟𝗧𝗜𝗗
— Svensk Fotboll (@svenskfotboll) July 29, 2023
Tre poäng och avancemang till åttondelsfinal 🤗#SWE 5-0 #ITA | #FIFAWWC