Suedia konfirmon viktimën e parë nga Coronavirusi

Prishtinë | 11 Mar 2020 | 18:57 | Nga Ekonomia Online

Raportohet se një person ka ndërruar jetë nga coronavirusi në Suedi, ndërsa vendi shënon viktimën e parë nga ky virus.

Sipas mediave të huaja, bëhet e ditur për një të moshuar që vdiq në kujdesin intensiv në një spital në rajonin e Stokholmit.

Deri më tani në Suedi janë konfirmuar 460 raste të coronavirusit, ndërsa i pari ishte identifikuar në fund të janarit.

Me rritjen e shpejtë të numrit të rasteve në Suedi, ditëve të fundit, Agjencia e Shëndetit Publik i kërkoi sot qeverisë suedeze të ndalojë tubimet e mbi 500 personave në përpjekje për të ndaluar përhapjen e sëmundjes.

Ndërkohë OBSH ka shpallur sot coronavirusin pandemi globale, pasi ka infektuar 118 mijë persona në 114 vende të botës, ndërsa 4,291 kanë vdekur. /Telegrafi/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme