Suedia do të mbyllë shkollat të cilat nuk mbështesin barazinë gjinore, ka bërë të ditur ministri i Arsimit në Suedi, Gustav Fridolin.
Ai ka bërë me dije se me këtë vendim do të preken kryesisht shkollat religjioze duke shtuar se nuk mund të vazhdojnë të punojnë ato shkolla të cilat nuk respektojnë ‘”vlerat fundamentale” të shtetit.
“Ata që nuk mbështesin vlerat fundamentale rreth barazisë dhe të drejtave të njeriut do të ndalohen të kryejnë veprimtarinë e tyre në Suedi”, ka bërë me dije ministri i arsimit suedez.
Sipas mediave atje, me këtë vendim më së shumti do të preken shkollat myslimane.
Suedia ka rreth 60 shkolla fetare, shumica nga to janë të krishtera, 11 prej tyre janë islamike dhe disa të tjera janë shkolla të përkatësive tjera fetare.