Suedia me Ibrahimovicin përballë Kosovës

Prishtinë | 28 Sht 2021 | 12:41 | Nga Ekonomia Online

Kombëtarja e Suedisë e ka publikuar listën e lojtarëve për ndeshjet e muajit tetor, të vlefshme për eliminatoret për Kupën e Botës.

Pjesë e kësaj liste do të jetë edhe sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic.

Suedia përballet me Kosovën më 9 tetor ndërsa tri ditë më vonë takohet me Greqinë, shkruan Gazeta Express.

Të dyja këto ndeshje Suedia i luan në shtëpi.

Momentalisht, Suedia është e dyta në grupin B me nëntë pikë pas katër ndeshjeve.

Në vendin e parë është Spanja me 13 pikë, por ka dy ndeshje më shumë të zhvilluara.

Të ngjashme