Futbollistja shqiptare, Kosovare Asllani, ka realizuar gol për Suedinë në ndeshjen e dytë të Grupit F në Kampionatin Botëror për femra.
Sulmuesja e shtetit skandinav ka shënuar gol në minutën e 19-të, në triumfin 5-1 kundër Tajlandës.
Ky ishte goli i dytë deri tash për Asllanin në këtë botëror. Ajo realizoi edhe ndaj Kilit në xhiron e parë në fitoren 0 me 2.
Suedia aktualisht është në vendin e parë me gjashtë pikë, tre më shumë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Për paraqitjet e shkëlqyeshme, Kosovarja është zgjedhur lojtarja e ndeshjes nga ‘FIFA Women’s World Cup’.