Suedia publikon listën për ndeshjen me Kosovën, rikthehet Zlatan Ibrahimovic

Prishtinë | 28 Sht 2021 | 13:29 | Nga Ekonomia Online

Suedia e ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjet e muajit tetor, ku do të përballet me Kosovën dhe Greqinë, ndeshje të vlefshme për eliminatoret për Kupën e Botës.

Janne Andersson e ka futur në listë edhe sulmuesin e Milanit, Zlatan Ibrahimovic, i cili aktualisht po vuan nga një dëmtim në thembër.

Suedia do të përballet me Kosovën më 9 tetor, ndërsa tri ditë më vonë takohet me Greqinë, ku të dyja ndeshjet i zhvillon në shtëpi.

Në ndeshjen e parë ndaj Kosovës, fituese kishte dal Suedia me rezultat 3-0.

Momentalisht, Suedia është e dyta në grupin B me 9 pikë pas katër ndeshjeve, ndërsa vendin e parë e mban Spanja me 13 pikë, por ka dy ndeshje më shumë të zhvilluara.

Të ngjashme