Suedia po vazhdon të regjistroj dhjetëra viktima dhe dhjetëra mijëra raste të reja të infektuara me Covid-19.
Suedia ka publikuar bilancin e ri me Covid-19.
Suedia ka regjistruar 19,105 raste të reja me koronavirus që nga e premtja, treguan të martën statistikat e agjencisë shëndetësore, raporton The Guardian.
Vendi me 10 milionë banorë regjistroi 39 vdekje të reja, duke e çuar gjithsej në 13,660.
Mesatarja 7-ditore e Suedisë e infeksioneve të reja u rrit për mbi 6,000 përsëri javën e kaluar.