Suedia shpërndan në çdo shtëpi një libër që përgatit popullsinë për luftë

Prishtinë | 22 Maj 2018 | 10:15 | Nga

Një libër që detajon masat që duhen marrë në rast të një konflikti apo katastrofe natyrore do të shkojë me postë në shtëpinë e çdo suedezi, në një kontekst tensionesh të larta mes Rusisë dhe Perëndimit.

Ku ndodhen strehimet? Çfarë ushqimesh të magazinohen? Cilave burimeve të informacionit t’i besohet? I përgatitur me kërkesë të qeverisë në 13 gjuhë, në rast krize apo lufte do të shpërndahet nga 28 maji deri më 3 qershor në 4,8 milionë banesa.

Në 20 faqe me ilustrime, ky libër i vogël tregon kërcënimet ndaj të cilave vendi skandinav është i ekspozuar, si lufta, atentatet, sulmet kibernetike, aksidente të rënda apo katastrofa natyrale, shkruan Gazeta Shqip.

“Ndonëse Suedia është më e sigurta se sa shumë vende të tjera, kërcënimet ekzistojnë. Është e rëndësishme që të gjithë të dinë se kush janë këto kërcënime për t’u përgatitur”, shpjegoi Dan Eliasson, drejtor i përgjithshëm i Agjencisë Suedeze të Sigurisë Civile (MSB), gjatë prezantimit të këtij libri në Stokholm.

Rusia nuk citohet në këtë manual por autoritetet suedeze i tremben një agresioni në rast konflikti të hapur me NATO-n për të bllokuar rrugën detare të Aleancës së Atlantikut drejt vendeve baltike.

Sepse nëse Suedia nuk ka kufij tokësor me Rusinë, dy vendet janë bregor të detit Baltik dhe Moska ka një bazë të madhe detare në Kaliningrad.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme