Kryeministri i Japonisë, Yoshihide Suga deklaroi se Japonia është e vendosur të organizojë Lojërat Olimpike dhe Paraolimpike të Tokios në verën e ardhshme si dëshmi se njerëzimi ka fituar mbi pandeminë.
Suga mbajti një fjalim nëpërmjet video-mesazhit në Asamblenë e 75-të të Përgjithshme të OKB-së e cila këtë vit zhvillohet nëpërmjet internetit për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19).
Ai tha se do të bëhet çdo përpjekje që të zhvillohen në mënyrë të sigurtë Lojërat Olimpike të Tokios të cilat ishin planifikuar të mbahen këtë verë dhe të cilat u shtynë për shkak të COVID-19.
“Japonia është e vendosur të organizojë Lojërat Olimpike dhe Paraolimpike të Tokios në verën e ardhshme si dëshmi që njerëzia ka fituar pandeminë”, tha Suga.
Kryeministri Suga theksoi se Japonia në kuadër të luftës kundër pandemisë mund të japë 4,5 miliardë dollarë kredi gjatë dy viteve për vendet që janë në zhvillim.
“Jam i gatshëm të bisedoj pa kushte me liderin e Koresë së Veriut”, shtoi ai.
Në një vlerësim lidhur me Korenë e Veriut, Suga vuri në dukje se Japonia dëshiron të normalizojë marrëdhëniet me Phenianin dhe se është i gatshëm të bisedojë pa kushte me liderin koreano-verior, Kim Jong-un për të gjitha problemet nga armët bërthamore e deri tek të burgosurit për raketën.