Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj tha se ndihen të diskriminuar nga buxheti që Qeveria e ka ndarë për investime në këtë komunë.
Muharremaj tha në Frontal në T7 se bizneset e Suharekës i paguajnë shumë para tatim Qeverisë, e cila, sipas tij, nuk ua kthen në të njëjtën mënyrë.
“Bizneset që i paguajnë tatim Qeverisë së Republikës së Kosovës është pas Prizrenit menjëherë. Do me thënë japim një financë shumë të madhe, mirëpo mjetet që na kthehen janë shumë të vogla”, tha ai.
Por Muharremaj nuk deshi të ankohej shumë. Tha se me buxhetin komunal do të mundohen që t’i kryejnë “punët me sukses”.
Për Shtimen, Qeveria ka paraparë që në buxhetin e vitit të ri të ndajë 102.15 euro për kokë banori. Ndërsa për Suharekën, janë ndarë 1.77 euro për kokë banori.
“Ndoshta kanë pasë nevfojë më shumë Shtimja. Ne në Suharekë punojmë më shumë. Mirëpo unë mbroj interesin e qytetarëve të Suharekës”, tha Muharremaj.