Kryetari i Komunës së Suharekës .Bali Muharremaj, sot ka pritur në takim, drejtorin ekzekutiv të ‘Let’s Do It Kosova’, Luan Hasanaj.
Kryetari Muharremaj dhe Hasanaj, kanë biseduar për ruajtjen dhe mbrojtjen e mjedisit në Komunën Suharekës, organizimin e qytetarëve për adresimin e problemeve , pjesëmarrjen e tyre nëpër aktivitete të ndryshme si aksione të pastrimit, fushata vetëdijesuese dhe aktivitete të tjera vullnetare. Ata së bashku janë dakorduar për bashkëpunim të mëtejshëm në projekte të cilat e promovojnë rregullimim dhe ruajtjen e ambientit.