Suhareka merr përvojat e Hungarisë për trajtimin e ujërave të zeza

Suharekë | 28 Mar 2017 | 10:19 | Nga

Kryetari i Komunës së Suharekës, Sali Asllanaj me një delegacion po qëndron për vizitë zyrtare në Hungari.

Në kryeqytetin e këtij shteti, në Budapest, ai po interesohet të përfitojë përvoja rreth fillimit të procedurave për realizimin e një projekti shumë madhor në Komunën e Suharekës, i cili ka të bëjë me trajtimin e ujërave të zeza në këtë Komunë.

Ndonëse projekti në fjalë do të jetë ndër projektet më të kushtueshme dhe shumëmilionësh, ai do të jetë edhe shumë i rëndësishëm dhe i arsyeshëm për qytetarët e Suharekës.

“Hungaria dhe qytetarët e saj kanë përvojë dhe njohuri shumë të mira në menaxhimin e ujërave të zeza, prandaj besoj që edhe Komuna e Therandës, në një të ardhme të afërt do ta realizojë një projekt shumë të madh në menaxhimin e ujërave të zeza”, thotë kryetari Asllanaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme