Suhareka ndër komunat më të qeta

Prishtinë | 14 Nën 2019 | 12:31 | Nga Ekonomia Online

Në takimin e radhës për koordinim lokal të sigurisë, në Komunën e Suharekës që u mbajt sot, nënkryetarja e Komunës Mihrije Suka, në mes tjerash ka folur për aktivitetet që kanë ndodhur gjatë javës, duke i specifikuar disa ngjarje si: Përfundimi i projektit të vendosjes së kamerave të sigurisë në qytet dhe ndarja e paisjeve bujqësore për fermerët dhe për aktivitete tjera.

Ndërsa për gjendjen e sigurisë ka raportuar, përfaqësuesi i Policisë, duke thënë se java ka qenë e qetë, por me këto raste: 2 aksidente trafiku, 1 dhunë në familje, 1 dëmtim prone, 2 raste vjedhje të targave të automjeteve të zjarrfikësve dhe 1 vjedhje.
Në fund ka raportuar përfaqësuesi i KFOR-LMT, i cili ka thënë se java ka qenë e qetë si dhe ka njoftuar se kanë mbajtur trajnim për ushtarët e rinj, të ardhur në Kosovë si dhe ka njoftuar për shpërndarjen e revistës “For You”, nëpër shkolla.

Të ngjashme