Kjo është vetëm njëra nga dhomat që është përgatitur në objektin e Qendrës së Mjekësisë Familjare në Suharekë me rreth 20 shtretër, të dedikuar vetëm për trajtim të personave me COVID-19.
Ani pse numri i të infektuarve me koronavirus në këtë komunë është rreth 20, stafi mjekësor në bashkëpunim me komunën po parapërgatiten në rast se numri i pacientëve shtohet, raporton KOHA.
Mjeku Bujar Bajselmani thotë se deri më tash të gjitha rastet me gjendje më të përkeqësuar shëndetësore dërgohen në Spitalin Rajonal të Prizrenit.
Komuna e Suharekës, që nga marsi e deri tani kishte mbi 80 raste të konfirmuara me koronavirus, prej tyre mbi 50 janë shëruar.
Kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj, tha se përgatitja e dhomave po bëhet për t’u dalë në ndihmë qytetarëve të kësaj komune, por edhe Prizrenit në rast të nevojës.
Në Komunën e Suharekës që nga paraqitja e pandemisë kanë vdekur 2 persona, ndërkaq shumica nga të infektuarit janë në vetizolim.