Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj ka njoftuar se ka nënshkruar marrëveshje me Ministrinë e Zhvillimit Rajonal.
Kjo marrëveshje do ta bëj Suharekën me rrugë lokale me karakter regjional-viset rurale.
“Ndërtimi i rrugëve lokale me karakter regjional-viset rurale në Suharekë” – është marrëveshja e mirëkuptimit për bashkëfinancimin e këtij projekti të cilin e nënshkruam me Ministrinë e Zhvillimit Rajonal.
Angazhimi ynë është edhe më tutje që Komuna e Suharekës të zhvillohet dhe të ketë progres kudo” thuhet në njoftimin e Muharremajt.