Suharekë, dyshohet se në një bankë u deponuan mbi 10 mijë franga të falsifikuara

Prishtinë | 30 Tet 2021 | 10:01 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka njoftuar se në një bankë në Suharekë dyshohet se janë deponuar 10 mijë e 200 franga zvicerane të falsifikuara.

Rasti ka ndodhur më 29 tetor, rreth orës 14:00.

“Ankuesi mashkull kosovar – zyrtar i një filiali bankar ka raportuar se një i dyshuar mashkull kosovar, punëtor i një këmbimoreje, ka deponuar (dhjetë mijë e dyqind) 10200 franga zvicerane (51×200 kartë monedha) të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara”, vijon njoftimi.

Rasti vazhdon të hetohet.

Të ngjashme