Një pushkë është konfiskuar nga Policia e Kosovës në një stallë bagëtish gjatë mesnatës të 21 marsit, rreth orës 1:20 në fshatin Sllapuzhan të Suharekës.
Pas informatës se në stallë gjenden disa të dyshuar, policia ka intervenuar duke gjetur brenda saj tre të rinj, përfshirë edhe një të mitur 17 vjeçar i cili posedonte një pushkë.
Në vend ngjarje është sekuestruar një përsëritëse, kalibër 7.9 mm, një karikator dhe pesë (5) fishekë të kalibrit 7.9 mm.
Policia ka njoftuar se stalla ishte pronë e babait të 17 vjeçarit, ndërkaq kundër të dyshuarit është filluar hetimi për veprën penale “Mbajtje në pronësi kontroll, posedim apo shfrytëzim ia pa autorizuar i armës”.