Suharekë: Shtien me armë në ajër, 30 ditë paraburgim për rrezikim të njerëzve

Prishtinë | 20 Gus 2020 | 14:26 | Nga Ekonomia Online

Gjykata Themelore e Prizrenit ka caktuar masën e paraburgimit prej tridhjetë ditësh ndaj të pandehurit me inicialet B.K nga fshati Vraniq i Komunës së Suharekës.

I pandehuri dyshohet që me posedim të paautorizuar të armës ka rrezikuar jetën e disa njerëzve.

“Duke e pasur në posedim armën – pushkën, shkon në qendër të fshatit Vraniq të Suharekës së bashku me djemtë e xhaxhait dhe para lokalit të pronarit me inicialet H.K. kanë qenë të ulur disa persona, e që me njërin prej tyre ka pasur një ngatërresë verbale vetëm disa minuta më parë, dhe nga një largësi prej rreth 10 metrash ka shtënë 2-3 herë në ajër”.

“Po ashtu duke u larguar ka shtënë sërish po në ajër, duke rrezikuar me këtë veprim jetën e njerëzve” thuhet në komunikatën për media të Gjykatës Themelore të Prizrenit.

Të ngjashme