Suksesi i Gjykatës Kushtetuese: Ambasada Gjermane e falënderon ish-kryetaren Gresa Caka-Nimani

Prishtinë | 03 Mar 2025 | 17:50 | Nga Ekonomia Online

Pasi Kosova është pranuar në Konferencën Evropian të Gjykatave Kushtetuese, Ambasada gjermane ka falënderuar ish-Kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, Gresa Caka-Nimani për kontributin.

Përmes postimit, Ambasada falënderoi vlerësoi bashkëpunimin e mirë me gjykatën që së fundmi është theksuar edhe nga vizita e kryetarit të KQ Rexhepi në Gjermani.

“Vlerësojmë bashkëpunimin e mirë me gjykatën që së fundmi është theksuar edhe nga vizita e kryetarit të KQ Rexhepi në Gjermani me ftesë të Qeverisë Gjermane. Fotoja është nga takimi i z. Rexhepi dhe vizitorëve të tjerë nga Ballkani Perëndimor me Sekretarin e Shtetit Bagger në Ministrinë e Jashtme Federale në shkurt të këtij viti”, shkruhet në postimin e Ambasadës gjermane.

Të ngjashme