Suksesi i gruas në sportin që më shumë udhëhiqet nga burrat

Prishtinë | 01 Mar 2020 | 14:57 | Nga Ekonomia Online

Sportet motorike dhe qëndrueshmëria kanë një pikë të përbashkët, ka thënë femra që ndryshe njihet me nofkën “Elon Musk”. Derisa Kupa e Botës “MotoE” përgatitet për edicionin e dytë, Livia Cevolini, shefe ekzekutive e prodhuesit të motorëve “Energica”, beson se teknologjia dhe ndryshimi i opinionit publik nënkupton se nga zero emetime, gara është e gatshme të bëhet trend dominues në botën e këtij sporti. ‘MotoE’ është garë ku pjesëmarrës janë vetëm motoçikletat elektrike.

“Më në fund, jemi në gjendje që t’i përkushtohemi njëri-tjetrit”, i tha 41-vjeçarja italiane, CNN-it. “Sportet motorike janë pjesë e jetës sonë të përditshme dhe teknologjitë mjedisore duhet të jenë të ngjashme. Në këtë mënyrë, është mirë të shohim se jemi në gjendje t’i përkushtohemi njëri-tjetrit dhe ta marrim vëmendjen nga njerëz të rinj”.

“E pëlqyera e tifozëve”

Cevolini e themeloi “Energican” në vitin 2014, kur ishte në moshën 36-vjeçare, në qytetin e saj Modena, që është zemra e garave motorike në Itali. Kompania e saj mund të jetë në një vijë me Ferrarin, Lamborghinin, Masseratin dhe fabrikën fqinje të mjeteve motorike me dy rrota, Ducatin. Pra, rrënjët garuese të saj janë shumë të thella.

Gjatë kohës së studimeve, Cevolini ishte praktikante te skuderia e Ferrarit në Formula1. Giancarlo Minardi, themelues i skuderisë “Minardi F1”, që më vonë e shiti te Red Bulli, është drejtor i kompanisë.

Të ngjashme