Një person u qëllua për vdekje dhe tre të tjerë u plagosën rëndë në qendër të qytetit të Otavës afër parlamentit kanadez.
Policia në kryeqytetin kanadez iu përgjigj të shtënave me armë të shumta rreth orës 7:30 të mëngjesit të kohës lokale dhe tre persona me urgjencë u dërguan në spital, thuhet në një deklaratë të policisë, njofton Klan Kosova.
Në këtë deklaratë u tha se policia ishte duke kërkuar për të dyshuarin dhe asnjë tjetër detaj nuk u dha.
Mediat lokale cituan Inspektorin e Policisë Francois D’Aoust që tha se të shtëna kishin një shënjestër.
Në vitin 2014, një person sulmoi parlamentin ku një ushtar u qëllua për vdekje në një memorial të luftës. Sulmuesi u qëllua për vdekje nga personeli i sigurisë së parlamentit dhe të shtënat u klasifikuan më vonë si një sulm terrorist.