Sulm ajror në afërsi të kufirit Siri-Turqi

Turqi-Siri | 02 Pri 2017 | 13:48 | Nga

Janë qëlluar nga avionë luftarakë në orët e natës garnizonet e opozitarëve ushtarakë në rajonet periferike të qytetit Idlib në veri të Sirisë, të cilat ndodhen 3 kilometra në afërsi të kufirit me Turqinë, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve që gazetari i AA-së ka marrë nga burimet lokale mësohet se në orët e vona të natës janë kryer sulme ajrore në fshatin Babiska, në pjesën periferike veriore të Idlibit, ku ndodhen edhe garnizonet e grupeve Ushtrisë Islame (Xhejshu’l İslam), Texhemmu Festakim dhe Liva Shuheda el-Islam.

Fshati Babiska ndodhet në një afërsi 3 km nga kufiri me Turqinë.

Muhammed Allush, përfaqësuesi politik i Ushtrisë Islame në një deklaratë për AA tha se janë kryer 7 sulme ajrore, ku si pasojë ka humbur jetën 1 person dhe janë plagosur shumë të tjerë.

“Avioni që vendosi në objektiv rajonin dukej se ishte një avion rus. E kuptuam që ishte avion rus nga forca e shpërthimit, nga goditja në objektiv në mënyrë të qartë dhe gjithashtu nga zhurma e avionit”, u shpreh Allush.

Ndër të tjera ai ka rikujtuar se pavarësisht armëpushimit që ka hyrë në fuqi më 30 dhjetor, ndaj garnizoneve të Ushtrisë Islame dhe grupeve të tjera opozitare kryhen sulme.

Allush ka marrë pjesë si kryetar i delegacionit ushtarak të opozitës siriane, në bisedimet e takimit të parë të zhvilluara më 23 janar në kryeqytetin e Kazakistanit, Astana. Në emër të opozitarëve ai ishte takuar me zyrtarë rusë për të biseduar për procesin e armëpushimit.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme