Sulm me granata në një kishë në Afrikën Qendrore, 15 të vrarë

Prishtinë | 02 Maj 2018 | 09:34 | Nga

Të paktën 15 persona kanë vdekur dhe shumë të tjerë janë plagosur, pas një sulmi me granata në një kishë,.

Objekti i kultit që mban emrin Kisha ‘Notre Dame’, u sulmua nga disa persona, të cilët hodhën granata drejt njerëzve që ishin brenda.

Mësohet se në kishë ndodheshin shumë besimtarë, që po festonin ditën e një shenjtori, ndërsa ‘Notre Dame’ është bërë objekt sulmi edhe në vitin 2014.

Objekti i kultit ndodhet në kryeqytetin Bangui, shumë pranë zonës PK5, që njihet edhe si enklava myslimane dhe që shpesh herë bëhet qendër e përplasjeve të armatosura.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme