Policia holandeze ka njoftuar se me orën lokale 10.45, disa njerëz janë lënduar nga të shtënat me armë zjarri në qytetin Utrecht, i cili ndodhet në qendër të Holandës.
Një dëshmitar I rastit ka deklaruar: “Një burrë filloi të qëllonte me armë zjarri me egërsi.”
Dëshmitarët kanë thënë se një person i armatosur i ka qëlluar me armë njerëzit që kanë qenë duke udhëtuar me një tramvaj në mëngjesin e të hënës.
Policia e këtij qyteti ka thënë se e kanë rrethuar një stacion të tramvajit në periferi të qytetit, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë shkuar edhe ekipet e emergjencës.
Po ashtu policia holandeze ka bërë të ditur se janë duke e vlerësuar mundësinë që ky të jetë një sulm terrosist.
Raportohet se sulmuesi ndodhet ende në arrati, shkruan “BBC“, transmeton Ekonomia Online.