Ekonomia Online
FUNDIT

Sulm me eksploziv në një xhami në Pakistan, 16 të vrarë

Sulm me eksploziv në një xhami në Pakistan, 16 të vrarë

Të paktën 16 persona, përfshirë pesë pjesëtarë të policisë, janë vrarë pasi një automjet i mbushur me eksplozivë është përplasur me një xhami në veriperëndim të Pakistanit, sipas një zyrtari të lartë policor në Peshawar. Përleshjet mes sulmuesve dhe forcave të sigurisë vazhdojnë në vendin e ngjarjes, në distriktin Kohat të provincës Khyber Pakhtunkhwa, shkruan […]

Të paktën 16 persona, përfshirë pesë pjesëtarë të policisë, janë vrarë pasi një automjet i mbushur me eksplozivë është përplasur me një xhami në veriperëndim të Pakistanit, sipas një zyrtari të lartë policor në Peshawar.

Përleshjet mes sulmuesve dhe forcave të sigurisë vazhdojnë në vendin e ngjarjes, në distriktin Kohat të provincës Khyber Pakhtunkhwa, shkruan BBC .

Sipas një zyrtari policor, njëri prej sulmuesve është vrarë, ndërsa ekipet e shpëtimit kanë nisur operacionin në zonë.

Presidenti i Pakistanit, Asif Ali Zardari, shprehu keqardhje për sulmin dhe uroi shërim të shpejtë për të gjithë të plagosurit nga shpërthimi.

Të ngjashme