Një tjetër sulm me thikë ka ndodhur në metronë e Londrës, ku një 32-vjeçar ka humbur jetën.
Ngjarja tragjike ka ndodhur në stacionin Waterloo. Autori i atentatit të përgjakshëm, është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, duke lënë viktimën jashtë një pallati pranë metrosë.
Oficerët e policisë e gjetën të plagosur dhe të shtrirë në tokë dhe menjëherë thirrën një ambulancë për t’i dhënë ndihmën e parë.
Por pavarësisht ndihmës së parë, ai nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të marra.
Kjo është pjesë e një listë të gjatë vrasjes në Londër. 32 vjeçari është viktima e 86-të në vetëm 10 muajt e parë të 2022.