Të paktën 40 persona janë konfirmuar sot që janë lënduar në një sulm me thikë në jug të Kinës, raportojnë mediat e këtij vendi.
Siç raporton AP, sulmi ka ndodhur brenda një çerdheje për fëmijë derisa Deutsche Welle shkruan se sulmi ka ndodhur brenda një shkolle fillore në jug të Kinës.
Mediat kineze kanë arritur të identifikojnë sulmuesin, që kishte punuar si roje në shkollë dhe që quhet Lee.
Deri më tani nuk dihen motivet e sulmit, kurse i dyshuari është dërguar në paraburgim derisa të përfundojnë hetimet.
Televizioni kinez CCTV raporton se në sulm janë lënduar 40 persona, ku 3 prej tyre janë në gjendje të rëndë – përfshirë drejtorin e shkollës, një nxënës dhe mësuesin.