Sulm me thikë në një stacion treni në Gjermani, të paktën dy të vdekur

| 25 Jan 2023 | 17:23 | Nga

Policia federale gjermane ka njoftuar se dy persona janë vrarë pas një sulmi me thikë në një stacion të trenit në Gjermani.

Sulmi ndodhi në shtetin verior të Schleswig-Holstein që kufizohet me Danimarkën.

Ministrja e Brendshme e shtetit Schleswig-Holstein, Sabine Sutterlin-Waack konfirmoi “se dy persona janë vrarë dhe pesë të tjerë kanë pësuar lëndime trupore”.

Ndërkohë, agjencia e lajmeve AFP citoi policinë federale, përgjegjëse për sigurinë në hekurudha, të thoshte se dy u vranë dhe disa persona janë plagosur.

Sütterlin-Waack dhe Bundespolizei deklaruan se një i dyshuar tashmë janë arrestuar.

Policia tha se sulmi ndodhi teksa treni po i afrohej stacionit Brokstedt, në veri të Hamburgut dhe në jug të Kielit.

Të ngjashme