Sulm në kufirin mes Taxhikistanit dhe Uzbekistanit, 17 të vrarë

Prishtinë | 06 Nën 2019 | 09:36 | Nga Ekonomia Online

Autoritetet e Taxhikistanit kanë thënë se shtatëmbëdhjetë persona, përfshirë dy pjesëtarë të forcave të sigurisë, janë vrarë gjatë një përleshjeje të armatosur gjatë natës në kufirin e këtij vendi me Uzbekistanin.

Komisioni për Siguri Kombëtare njoftoi se forcat e sigurisë i vranë 15 sulmues të maskuar, ndërsa pesë të tjerë janë arrestuar.

Grupi prej 20 sulmuesve e rrethuan një pikë të kontrollit kufitar, të ndodhur 60 kilometra në jugperëndim të kryeqytetit Dushanbe, në orën 3 të mëngjesit. Gjatë sulmit, raportohet se personat e identifikuar kanë arritur t’i vjedhin pesë pushkë të tipit “Kallashnikov”.

Ministria e Brendshme e Taxhikistanit gjithashtu njoftoi se gjatë luftimeve me këtë grup janë shkatërruar tri vetura të sulmuesve.

Policia nuk i ka lejuar gazetarët që të shkojnë në vendin e ngjarjes. Të gjitha rrugët në këtë rajon janë mbyllur për qarkullim dhe forcat e sigurinë kanë vendosur pika kontrolli në pjesë të tjera të vendit, përfshirë kryeqytetin.

Sulmi ndodhi në Ditën e Kushtetutës, e cila është festë zyrtare në këtë vend të Azisë Qendrore, shkruan “Free Europe”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme