Sulm në Los Angeles, një i vdekur e pesë të plagosur

Prishtinë | 03 Shk 2020 | 15:53 | Nga Ekonomia Online

Gjashtë persona janë qëlluar me armë zjarri nga një udhëtar në një autobus që ishte duke shkuar nga Los Angeles-i drejt San Francisco-s. Njëri prej tyre ka vdekur.

Dyzet udhëtarë ndodheshin në autobus në kohën e sulmit dhe disa njerëz raportohet t’i kenë telefonuar shërbimet emergjente pas të shtënave.

Një grua që ndodhej në autobus tha se u zgjua nga një person që po bërtiste dhe për një moment mendoi se do të vdiste.

Policia, zjarrfikësit dhe disa agjenci shtetërore u përgjigjën dhe shkuan në vendin e ngjarjes, shkruan “Daily Mail”.

Motivi i këtij sulmi ende nuk dihet, por autoritetet i kanë filluar hetimet për ta zbuluar atë.

Policia njoftoi se e ka arrestuar një person që dyshohet të ketë shtënë me armë dhe është duke e mbajtur në paraburgim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme