Të paktën 29 persona, duke përfshirë 11 fëmijë dhe një grua shtatzënë, kanë vdekur nga një rrëmujë mes adhuruesve në një ceremoni të krishterë në Liberi.
Rrëmuja shpërtheu kur një bandë e armatosur me thika sulmoi disa nga qindra të pranishëm në ceremoni në një zonë me popullsi të dendur të kryeqytetit Monrovia.
Zëdhënësi i policisë Moses Carter, tha për Associated Press se një person është arrestuar.
Trupat e pajetë janë dërguar në morgun e Spitalit Redemption, afër vendit ku ndodhi ngjarja në një zonë plazhi të quajtur New Kru Town.
Bandat e rrugëve janë bërë problem në rritje në Monrovia dhe qytete të tjera të Liberisë vitet e fundit, sipas banorëve, shkruan Apnews.
Presidenti George Weah pritej të vizitonte vendin e ngjarjes të enjten, sipas raporteve të mediave liberiane.