Sulm në Turqi: Një person qëllon për vdekje katër persona, tetë të tjerë plagosen

Prishtinë | 18 Maj 2026 | 19:36 | Nga Ekonomia Online

Një person i armatosur ka hapur zjarr në Turqinë jugore, duke vrarë katër persona.

Tetë persona të tjerë u plagosën në distriktin Tarsus, provinca Mersin, sipas gazetës Hurriyet të Turqisë dhe CNN Turk, shkruan BBC.

Të shtënat e së hënës raportohet se kanë filluar në një restorant dhe i dyshuari më pas është larguar me makinë.

Policia ka nisur një operacion në shkallë të gjerë për të kapur personin e armatosur.

Të ngjashme