Militantët e Shtetit Islamik vranë më shumë se 100 vetë në një seri sulmesh në zonat e kontrolluara nga qeveria, në Sirinë jugperëndimore.
Sulmet ndodhën mbrëmjen e të mërkurës në qytetin Sweida, ndërsa krahas të shtënave, u regjistruan edhe disa shpërthime vetëvrasëse, në zona të populluara.
Kjo seri sulmesh ishte nga më të koordinuarat e kohëve të fundit, dhe krahas viktimave, të paktën 175 persona mbetën të plagosur.
Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut, një grup i monitorimit të luftës me qendër në Britani, tha se u vranë 156 vetë u vranë, ndërsa vetë Shteti Islamik tha në një deklaratë se kishte vrarë më shumë se 100 njerëz.