Çmimet e naftës janë rritur me më shumë se 2% pasi aleanca e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara filloi sulmet ndaj grupit militant Houthis.
Brent, pikë referimi për dy të tretat e naftës në botë, u rrit me 2.5%, nga frika se konflikti mund të zgjerohej më gjerë në rajon, shkruan BBC.
Sulmet erdhën disa orë pasi Irani kapi një cisternë që po shkonte drejt Turqisë në brigjet e Omanit të enjten, duke e ndezur më tej situatën.
Gjiri i Omanit, ku u kap cisterna, është shumë afër ngushticës së Hormuzit, e cila është një nga rrugët më të rëndësishme të transportit detar për furnizimin me naftë.
Më shumë se 20 milionë fuçi naftë lëvizin çdo ditë në këtë vendkalim të ngushtë, që është e barabartë me rreth një të pestën e konsumit global.
Sulmet nga Huthi të mbështetur nga Irani mbi anijet në Detin e Kuq kanë ndërprerë tregtinë dhe rrjedhën e karburantit në javët e fundit.
Rreziku më i madh për çmimet e naftës është nëse Irani tërhiqet drejtpërdrejt në konflikt, i cili mund të kërcënojë prodhimin dhe rrjedhjen në një rajon që prodhon një të tretën e naftës së papërpunuar në botë.