Shefja e diplomacisë evropiane, Kaja Kallas, ka reaguar pas shpërthimit të luftës në Lindjen e Mesme, si rezultat i sulmeve të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit, raporton Express.
Ajo ka thënë se këto zhvillime në gjithë Lindjen e Mesme janë të rrezikshme, duke treguar se misioni detar i BE-së “Asipdes” është vënë në gjendje të lartë gatishmërie.
Kallas gjithashtu ka thënë se po koordinohen ngushtë me partnerët arabë për të eksploruar rrugët diplomatike, pa përmendur fare Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Zhvillimet e fundit në të gjithë Lindjen e Mesme janë të rrezikshme.Regjimi i Iranit ka vrarë mijëra njerëz. Programet e tij të raketave balistike dhe bërthamore, së bashku me mbështetjen për grupet terroriste, përbëjnë një kërcënim serioz për sigurinë globale. BE-ja ka miratuar sanksione të forta kundër Iranit dhe ka mbështetur zgjidhjet diplomatike, përfshirë çështjen bërthamore.Kam folur me Ministrin e Jashtëm të Izraelit, Saar, dhe ministra të tjerë në rajon. BE-ja po koordinohet gjithashtu ngushtë me partnerët arabë për të eksploruar rrugë diplomatike”, ka shkruar ajo.
“Mbrojtja e civilëve dhe e drejta ndërkombëtare humanitare është një përparësi. Rrjeti ynë konsullor është plotësisht i angazhuar në lehtësimin e largimeve për qytetarët e BE-së. Personeli jo-thelbësor i BE-së po tërhiqet nga rajoni.Misioni ynë detar Aspides mbetet në gatishmëri të lartë në Detin e Kuq dhe është gati të ndihmojë në mbajtjen e hapur të korridorit detar”, ka përfunduar Kallas.