Sulmi fizik në Autoritetin e Konkurrencës përplas deputeten e LDK-së me kryesuesen e Bordit të AKK-së

Prishtinë | 04 Qer 2024 | 12:28 | Nga Natyra Salihaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Sulmi fizik që dyshohet të ketë ndodhur në Autoritetin Kosovar të Konkurrencës, ishte shkak i përplasjes ndërmjet deputetes së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valentina Bunjaku-Rexhepi me kryesuesen e Bordit të AKK-së, Naime Bunjaku-Isufi, raporton Ekonomia Online.

Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku-Rexhepi, kërkoi përgjigje lidhur me emërimin e Selajdin Beqës në pozitën e drejtorit, pas ngritjes së aktakuzës për sulm ndaj zyrtarit, Shemsi Elezi.

“Me çfarë bazë keni emëru drejtor të akuzuarin”, tha Bunjaku-Rexhepi.

“Ne jemi sot kemi ardhur tu përgjigjemi për këtë raport, në lidhje me këtë janë organet hetimore”, tha Isufi.

“Çka pyes është problemi im, ne e dimë që drejtori ka pas rrahje, nuk është e mundur me prit organet hetimore, me çfarë të drejte ke emëru drejtor dikë që ka sulmuar një zyrtar”, ia ktheu Bunjaku.

“Ti po vëzhgon pa autorizim trego vendimin, a e din çka ke bo”, shtoi deputetja.

“Nuk është e vërtetë, jam përgatit për planin. Do ta sjellim me shkrim, kem vendim”, tha kryetarja e AKK-së.

Detaje për emërimin e Beqës në krye të këtij institucioni, foli Zafije Osdautaj.

“Kryetarja e ka emëruar drejtorin dhe nuk është konsulutar me neve edhe përkundër që kemi insistuar që të pritet, komisoni i jashtëm nuk është formuar në bazë të. rregullt, ne kemi qenë kundër, vëtëm kur e kemi parë që është bërë drejtor”, tha Osdautaj nga AKK.

Ndërsa deputeti i VV-së, Driton Hyseni ka deklaruar lidhur me këtë se nësë ligji nuk e parasheh nuk është e nevojshme të merret pëlqim, kurse deputetja Bunjaku i tha të lexojë ligjin, duke i kërkuar që mos të ndërhyjë në diskutimin e saj.

Në replikë e tutje, Bunjaku ka shtuar se drejtori që është i akuzuar nuk ka të drejtën e fjalës.

“Sa i përket kësaj situate juridike, kjo që po e potenconi deputete, pa dashur ta bëjë avokatin, jam jurist. Po kyçem tek ligji për zyrtarë publik dhe mbrojtjen e konkurrencës, ngjarja që ka ndodhë, ligji e njeh edhe heshtje administrative në një mënyrë. Tash nuk po e di a e ka menduar kështu kryetarja, apo ka qenë në momentin e fundit, ka qenë një konkurs ku i janë nënshtruar kandidatët”, tha juristi Florent Mehmeti nga AKRK.

Drejtori i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, Selajdin Beqa dyshohet se ka sulmuar me grushte Shemsi Elezin, drejtor në Departamentin e Mbikëqyrjes së Tregut në AKK.

Elezi ka thënë se Selajdin Beqa e ka sulmuar me grushte prapa shpinës dhe në kokë disa herë në korridorin e institucionit ku punojnë.

Të ngjashme