Sulmi me dron rus dëmton objektet e gazit në Ukrainë

Prishtinë | 28 Tet 2025 | 17:39 | Nga Ekonomia Online

Një sulm me dron rus ka dëmtuar objektet e gazit në rajonin e Poltavas të Ukrainës, tha kreu i kompanisë shtetërore të energjisë Naftogaz.

Rusia ka goditur sektorin e energjisë ukrainase gjatë gjithë dimrave të luftës, por këtë vit I ka përqendruar sulmet e saj në objektet e gazit të vendit, raporton Sky News.

Kjo vjen derisa presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha se Kievi kishte siguruar fondet për të blerë 70 për qind të gazit natyror që i nevojitet për të importuar këtë dimër. Ai tha se qeveria ukrainase do të mbulonte pjesën tjetër të financimit.

Të ngjashme