Zëvendëskryeministri i Kosovës në dorëheqje, Dalibor Jevtiq ka dënuar rastin e gjuajtjes me gurë të autobusëve me pelegrinë serbë në Istog.
Ai tha se autorët duhet të identifikohen dhe të sanksionohen, sepse sipas tij heshtja do të inkurajojë vetëm ata që e bëjnë këtë akt që ta përsërisin në mënyrë të ngjashme.
Jevtiq theksoi se ky rast erdhi si rezultat i mosndëshkimit të atyre që bënë akte të tilla paraprakisht, transmeton Klan Kosova.