Gjykata Themelore në Gjakovë ka dënuar me dënim unik prej dy 2000 (dy mijë) euro gjobë, sigurimin e Spitalit të Gjakovës, Ilir Jahkurtin për tri vepra penale ndaj ekipit të Nacionales.
Në Aktgjykim thuhet se dënimi me burgim në kohëzgjatje prej 150 ditës apo 5 muajve, me pajtimin e të akuzuarit si dhe mbrojtësit të tij, do t’i zëvendësohet me 1400 euro gjobë.
Derisa dënimi unik me gjobë kap shifrën prej 2 mijë eurove, në të cilin dënim llogaritet edhe koha e kaluar në masën e paraburgimit. Jahkurti, ka mbajtur 28 ditë paraburgim, që në përllogaritje i bie të ketë shlyer shifrën prej 560 euro.
I njëjti detyrohet që brenda afatit prej 90 ditësh, të paguaj shifrën prej 1440 euro, ndryshe të njëjtit mund t’i rikthehet dënimi me burgim.
Sigurimi i Spitalit të Gjakovës ndaj ekipit të Nacionales, ka kryer tri vepra penale: “Kanosja”, “Lëndim i lehtë trupor”, “Marrja në posedim e pasurisë së luajtshme”. Kështu duke penguar në punën e tyre, gazetaren Gentiana Hasani, e kameramanin Arbër Latifi.
Gjykata në shqiptimin e dënimit thotë se ka pasur parasysh pranimin e fajësisë nga i akuzuari.